Rama thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë,

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka denoncuar sot mos zbardhjen e vendimi nga Kolegji Zgjedhor, i cili sipas tij, i ra ndesh Kushtetutës, ligjit, opinionit të ODIHR-t, dhe vetë praktikës zgjedhore në Shqipëri.

Gjatë një konference për shtyp, kreu socialist tha se opozita nuk do ta pranojë vendimin e Kolegjit, pasi sipas tij, “duke mos dhënë edhe arsyetimin, tregoi se nuk është i pavaruar, as i gatashëm të fshehë varësinë nga Saliu.

Ai tha se është vetë kryeministri Berisha, i cili po orkestron këtë maskaradë, me një KQZ në shkelje të ligjit dhe një Kolegj që e legjitimon, duke shtuar se qëndrimet e qarta të ODIHR janë në përputhje të plotë me këndvështrimin e PS-së, pasi rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë pas mbarimit të procesit.

“Bindja jonë se e drejta e qartë si dielli nuk mund të mbulohet me shoshën e marrëzive dhe presioneve të Saliut, na bën të besojmë se bota nuk do të mbyll sytë me këtë kanibalizëm, që nuk paralajmëron asgjë të mirë për Shqipërinë. Përfaqësuesit ndërkombëtar të ndërhyjnë duke kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare.

Rama deklaroi se PS ka depozituar sot edhe padinë tjetër, pa folur gjatë për përmbajtjen e saj, duke shtuar se askush nuk duhet të mendojë se mund ta mbyllë këtë histori, si çudinë e rradhës që harrohet pas tri ditësh.

Ai tha se Berisha, do ta marrë Tiranën me çdo kusht, por sipas Ramës, fitorja e vjedhur nuk është asgjë tjetër veçse gropa që ai po i hap pushtetit të tij pa din e a pa iman.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment