Shkëncëtarët mbajnë anti-materien për 16 minuta.

Shkencëtarët me sukses kanë "ruajtur" anti-materien - substancën misterioze përdorur si armë e shkatërrimit në masë në filmin "Angels and Demons".
Kërkuesit në CERN, kishin arritur të ruanin një sasi të anti-materies në 2010, duke mbajtur atomet për fraksione të sekondës.

Por tani CERN ka arritur të ruajë anti-materien, të bërë nga hidrogjeni, për një rekord prej 16 minutash - rreth 5,000 herë më shumë se përpjekjet e tyre të mëparshme.

Hulumtimi i publikuar në gazetën Nature Physics tregon se si eksperimenti në CERN krijoi një "shishe magnetike"- një magnet superpërcjellës- i cili mbajti anti-atomet larg nga muret, për të ruajtur anti-hidrogjenin.

Shkencëtarët kanë mbajtur sasi të anti-materies në laborator për minuta për afro 10 vite, por kanë luftuar shumë për atë kohë të shkurtër, pasi anti-materia shkatërrohet shumë shpejt.

"Ne kemi mbyllur atomet anti-hidrogjen për të paktën 1,000 sekonda. Kjo është diçka që do të luajë një rol të rëndësishëm në kërkimet për anti-materien" tha Makoto Fujiwara, një nga drejtuesit e kërkimeve.

Thuhet se vetëm një gjysmë grami anti-materie ka fuqinë shpërthyese të 20 Hiroshimave, por CERN thotë se do të duheshin miliarda vite për të bërë një gjë të tillë. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment