Ujkani dhe Novara në Serinë A

Tashmë gjithçka është vendosur nga fitorja e skuadrës së Ujakanit, Novara e cila ka mposhtur mer rezultatin 2-0 Padova-n në finalen e Play Off-it e cila ishte e vlefshme për tu futur në Serinë A.

Tashmë Ujkani i bashkohet disa lojtarëve të tjerë shqiptarë siç janë: Bogdani dhe Behramit. Por e ardhmja e tij tek Novara nuk është e sigurt pasi ai kërkohet nga disa skuadra të ndryshme italiane.

Njëra prej tyre është Sampdoria e cila ndodhet në Serinë B, por ai mbetet lojtar i Palermos dhe Novarës, që zotërojnë nga 50% të kartonit. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment