TE RINJTE E INDINJUAR: Nesër në protestë, na duhet një revolucion etik

Një grup të rinjsh kanë nisur një fushatë në Facebook për të organizuar një protestë madhështore, vetëm të të rinjve, nesër. Njësoj si në Spanjë e Greqi, kur të rinjtë u organizuan përmes rrjetit social, edhe TE RINJTE E INDINJUAR kanë zgjedhur Facebook për të organizuar protestën. Në fakt përpjekja e tyre ka gjetur mjaft interes. Më poshtë teksti i thirrjes së tyre:



Ne jemi të rinj të zakonshëm, jemi si ju: njerëz të thjeshtë, që ngrihen çdo mëngjes për të studiuar, për të punuar ose të gjejnë një punë, njerëz që kanë familje dhe miq. Njerëz, të cilët punojnë shumë çdo ditë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për ata që na rrethojnë. Disa prej nesh e konsiderojnë veten progresistë, të tjerë konservatorë, disa demokratë e disa socialistë. Disa prej nesh janë besimtarë, disa jo. Disa prej nesh kanë përcaktime të qarta ideologjike, të tjerët janë apolitikë, por ne, ne jemi të gjithë të shqetësuar, të zemëruar, të INDINJUAR, me politikën, ekonominë dhe pikëpamjet sociale që ne shohim përreth : korrupsioni midis politikanëve na ka lënë të pafuqishëm, pa zë.

Kjo situatë është bërë normale, një vuajtje e përditshme, pa shpresë. Por nëse ne bashkojmë forcat, ne mund ta ndryshojmë atë. Është koha për të ndryshuar gjërat, koha për të ndërtuar një shoqëri më të mirë së bashku. Prandaj, ne fuqimisht argumentojmë se:

Prioritetet e çdo shoqërie të përparuar duhet të jenë: barazia, përparimi, solidariteti, liria e kulturës, qëndrueshmëria dhe zhvillimi, mirëqenia dhe lumturia e njerëzve.

Këto janë të vërteta të patjetërsueshme që ne duhet ti përbrendësojmë në shoqërinë tonë: të drejtën për strehim, punësim, kulturë, shëndetësi, arsim, pjesëmarrje politike, zhvillimin e lirë personal për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Gjëndja aktuale e qeverisë dhe e sistemit tonë ekonomik nuk kujdeset për këto të drejta dhe në shumë mënyra është një pengesë për progresin e të rinjëve dhe e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Demokracia i takon popullit (Demo = njeri, Kratos = qeveri) që do të thotë se qeveria është e bërë nga secili prej nesh. Megjithatë, në Shqiperinë tonë, pjesa më e madhe e klasës politike nuk na dëgjon. Politikanët duhet të përcojnë zërin tonë në institucione, në mënyrë, lehtësimin e pjesëmarrjes politike të qytetarëve nëpërmjet kanaleve direkte, që sigurojnë përfitim më të gjërë në mbarë shoqërinë, të mos pasurohen dhe të përparojnë me shpenzimet tona, duke ndjekur vetëm diktatura me fuqi ekonomike dhe mbajtjen e posteve në pushtet nëpërmjet një bipartidizimi.

Lakmia për pushtet dhe akumulimi i saj në vetëm disa persona: krijojnë pabarazi, tension dhe padrejtësi që çon në dhunë, te cilën ne kategorikisht e refuzojmë. Një model i vjetëruar dhe i panatyrshëm ekonomik, furnizon makinerinë shoqërore në një spirale në rritje që konsumon veten duke pasuruar disa dhe dërgon në varfëri pjesën tjetër.

Vullneti dhe qëllimi i sistemit aktual është grumbullimi i parave, jo në lidhje me efikasitetin dhe mirëqenien e shoqërisë, por shterimin e burimeve përfituese dhe shkatërrimin e vëndit dhe të natyrës, duke krijuar papunësi dhe konsumatorë, në të gjitha fushat, të pakënaqur.

Qytetarët janë ingranazhet e një makine të dizenjuar për të pasuruar një pakicë e cila nuk do tja dijë për nevojat tona. Ne jemi anonim, por pa ne, azgjë nga këto nuk do të ekzistonin, sepse ne levizim botën.

Në qoftë se, njësoj si shoqëria, ne mësojme që të mos e besojmë të ardhmen tone mbi një ekonomi abstrakte, e cila nuk jep përfitime për shumicën, atëhere ne do të mund të eleminojmë abuzimet të cilat po i vuajmë të gjithë. Ne kemi nevojë për një revolucion etik. Ne do të vemë gjithcka në shërbimin tonë.



“…Për të gjitha, sa thashë më sipër :

Unë ndihem i INDINJUAR.

Unë besoj se mund ta ndryshoj.

Unë mendoj se mund të ndihmoj për këtë ndryshim.

Unë e di se së bashku ne mundemi…”



Çdo aktivitet shoqëror është nga natyra e tij ndihmës. Ne besojmë se koha në të cilën jetojmë kërkon një ndryshim në kurs. Nëse ne nuk do ta ndryshojmë se shpejti, ajo do të ndryshoje për keq në realitet. Prandaj ne kemi një rrugë të gjatë për të bërrë. Një rrugë e angazhimit civil, në të cilën të drejtat dhe detyrat janë ribashkuar si fytyrat e të njëjtës monedhë.



Unë ndihem i INDINJUAR.

Unë besoj se mund ta ndryshoj.

Unë mendoj se mund të ndihmoj për këtë ndryshim.

Unë e di se së bashku ne mundemi..



TE RINJTE E INDINJUAR

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment