Gjendet pas 17 vjetësh vajza e këngëtarit italian Al Bano!

“Ilena Karizi është gjallë dhe jeton në Arizona në një manastir ortodoks”. Çështja e të bijës së Al Bano-s dhe Rominës Power, e cila është zhdukur që prej vitit 1994, vjen përsëri në dritë pas deklaratës shokuese të shefit të Policisë së New Orleans. Por mësohet se babai nuk është gëzuar aspak me lajmin pasi nuk beson asgjë dhe shprehet se janë veç spekulime për të përfituar.

Shefi i policisë së New Orleans në një intervistë në revistën gjermane “Freizeit Revue” tha se Ilenia gjendet në manastirin Sant’Anthony’s në Phoenix, Arizona. Gjithashu revista ka publikuar edhe fotografitë e manastirit dhe një simulim në kompjuter se si duhet të jetë tani vajza e këngëtarit 40 vjeçare.

Tezën në fjalë e konfirmon edhe një detektive e skuadrës së krimeve në departamentin e policisë së New Orleans, Gwen Guggenheim. “Kemi të dhëna të reja në lidhje me faktin se ku mund të ndodhet Ylenia, por nuk mund të japim detaje të tjera pasi hetimi vazhdon akoma”.

Megjithatë, policia amerikane duke se i ka duart e lidhura, pasi nuk ka asnjë proçedim penal në ngarkim të Ylenia-s dhe manastiri nuk është i detyruar të zbulojë identitetin e “mysafirëve” të tij, të cilët gëzojnë mbrojtjen maksimale.

Dyshimet i ka rritur edhe centralisti i manastirit, atë Samuel. Gjatë bashkëbisedimit me një gazetar të të përjavshmes gjermane, ai ka konfirmuar se “dy ditë pas telefonatës së policisë, një grua që punonte në kopësht është larguar me nxitim nga manastiri. “Ajo ishte e shqetësuar”, ka shpjeguar atë Samueli, duke shtuar se gruaja është shprehur se donte të shkonte në Azi.

Ndërkohë, Al Bano ka kritikuar ashpër artikullin: “Është një spekulim i turpshëm, lajme të kota, ku nuk bazohet as në gjysmën e të vërtetës. Janë imagjinata të gjermanëve të cilët shesin dhe shpirtin djallit vetëm të arrinë të kanë kenë sa më shumë shitje. Diçka e ngjashme ka ndodhur dhe me një kanal spanjoll kundër të cilit kam ngritur padi.

Sidoqoftë, një gjë mbetet e paqartë akoma: Nëse Ylenia është vërtet gjallë, pse dhe nga kush po përpiqet të fshihet?

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment