Kosova pret 5 njohje të tjera

Duket se po hapet drita jeshile për Kosovën pas tre muaj qeverisje të qeverisë “Thaçi 2”. Duket se pas njohjes nga Andorra mbrëmë i cili është shteti i 76 që ka njohur pavarësinë e Kosovës, mesaduket se së shpejti do të ketë edhe njohje të tjera.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se rreth pesë shtete pritet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Njohje këto që priten të ndodhin gjatë verës por Pacolli nuk ka përcaktuar afate kohore.

Të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, zëvendëskryeministri Pacolli ka raportuar gjatë për udhëtimet e fundit në Afrikë, derisa nuk ka kursyer as emrat e shteteve që, sipas tij, shumë shpejt do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjatë takimit me Presidentin e Guinea Conakry më 22 maj, ai më ka siguruar se në seancën e radhës që mbahet këtë të enjte, do të trajtohet tema e njohjes së Kosovës dhe besoj se kjo do të japë rezultate. Pastaj kam takuar Presidentin e Beninit dhe ky vend është në kontakt me ne. Ne i kemi dërguar Beninit një draft të letrës që kishim dashur që ata ta nënshkruajnë dhe ta njohin Kosovën. Togoja po ashtu është një vend, i cili sigurisht do ta njohë Kosovën, edhe pse kjo duhet të kalojë në Parlamentin e tyre”, u ka thënë Pacolli kolegëve të tij në Qeverinë e Kosovës.

“Më datën 19 maj, kam filluar një mision lobues, ku së pari kam udhëtuar për në Vjenë, ku kam takuar Abdulla Sharief, përfaqësues i Sudanit në Kombet e Bashkuara", ka theksuar Pacolli. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment