Të hënën fillon gjykimi për rastin “Kleçka”

Të hënën është paraparë që të mbahet seanca e parë dëgjimore për rastin “Kleçka” në të cilin rast EULEX ka ngritur aktakuzë kundër nëntë personave, përfshirë edhe deputetin e PDK-së, Fatmir Limaj.

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të EULEX-it, nuk dihet nëse do të marrë pjesë në këtë seancë edhe deputeti Limaj, njëherësh nënkryetar i PDK-së.

Limaj nuk ka obligim ligjor të paraqitet në këtë seancë, pasi që gëzon imunitetin e deputetit. Për dallim nga tetë të akuzuarit e tjerë që po mbahen në paraburgim, Limaj as nuk është në arrest e as nuk është konfirmuar aktakuza ndaj tij për shkak të imunitetit të deputeti.

Ndryshe, prej tetë të dyshuarave, tre janë në arrest shtëpiak, ndërkaq pesë të tjerët janë në paraburgim. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment