Sony nxjerr një video për tabletat S1 dhe S2

Sony ka nxjerrë një video të re promovuese për tabletat e ardhshme të tij, S1 dhe S2. Tabletat S1 dhe S2 janë planifikuar të dalin në treg në muajin shtator të këtij viti- të paktën kështu pretendojnë raporte të kohëve të fundit, ende të pakonfirmuara.

Në videon promovuese, krijuesi i PlayStation-it i merr shikuesit në një udhëtim me makinën e Rube Goldberg. Fillimi i videos dhe gjithashtu edhe pjesa e mesme e saj nuk japin informacion të qartë se për çfarë është reklama.

Megjithatë, dy tabletat e shumëpritura shfaqen nga fundi i klipit. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment