PS,Asmbleja: Nuk heqim dorë nga protestat

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare për të diskutuar dhe për të marrë një vendim për zgjedhjet e 8 majit. Mbledhja u hap me fjalën e kreut të PS-së, Edi Rama, i cili përgëzoi strukturat partiake dhe gjithë elektoratin për fitoren në shumicën e bashkive të mëdha më 8 maj dhe akuzoi qeverisjen aktuale, jo vetëm si shkatërruese të demokracisë, por edhe si larguese të integrimit te vendit në BE.

Rama u shpreh se zgjedhjet e 8 majit shënuan një fitore për opozitën, edhe në Tiranë duke shtuar se pushteti grabiti votën në tavolinë, duke përmbysur rezultatin në sytë e gjithë shqiptarëve.

Rama potencoi fuqishëm se opozita nuk do ndalë betejën e vet kundër qeverisë që sipas tij po shkatërron vendin.

“Pushteti i Saliut i ka orët e numëruara”.

“Ne nuk do të thotë që do heqim dorë nga protestat, përkundrazi ato do jenë mjeti ynë i pandalshëm është e vetmja rrugë për largimin e kësaj qeverie.”- ka thënë Rama.

“Këto dy javë të jenë për të gjithë ne, koha për të lexuar së bashku fitoren e 8 majit. 29 qershor të rimblidhemi për të marrë vendimet e duhura në funksion të sfidës së jashtëzakonshme”- tha Rama.

Ndryshe nga ç’ishte parashikuar në rendin e ditës, ku do të miratohej vendimi për hapjen e fushatës zgjedhore në PS, Asambleja pritet ta “ngrijë” këtë proces, për ta zhvilluar në një fazë tjetër të mëvonshme, pasi të jetë mbyllur plotësisht çështja e zgjedhjeve në Tiranë dhe të ketë dalë rezultati përfundimtar. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment