Lajmi bëhet i ditur nga taboret partiake të këtyre dy partive, pas zërave të lansuar se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi tw shtunnwn mbrëmë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me rastin e ceremonisë për shpalljen e nobelistit shqiptar FeriD Murati për Qytetar Nderi të Tetovës.
“Ka qenë vetëm një takim i rastit ku dy liderët kanë qenë të ftuar dhe nuk ka pasur takim që mund të aludohet në ndonjë takim midis dy liderëve”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA një burim partiak.
Informacionet jozyrtare brenda partive theksojnë se dy partitë po hartojnë një marrëveshje të përbashkët dhe e cila do të përkrahet edhe nga RDK e Rufi Osmanit.
Në BDI theksojnë se nuk ka asgjë konkrete dhe se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie të shtunën në mbrëmje është formuar ekipi negociator për udhëheqjen e negociatave për formimin e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE.
Ekipi negociator do të përbëhet nga Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi, Izet Mexhiti dhe Ermira Mehmeti-Devaja.
BDI ka platformën e saj politike duke synuar disa kërkesa në planin politik dhe në ndarjen e resorëve ministror dhe në nivelet e tjera të pushtetit.
(Telegrafi.com)

No comments:
Post a Comment