SKANDALI/ Ristani quan të vlefshme kutinë ku mund të futësh dorën e zarfin me fletë (VIDEO)

Skandal në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Ndërsa institucioni qe duhet te administrojë votën tonë kishte nisur numërimin e kutive te njësive 6 dhe 7 dhe përpiqej te na provonte se kutitë e votimit janë te shenjta e te pamanipulueshme, na ka provuar ne fakt publikisht e ne sy te kamerave pikërisht te kundërtën: se sa lehte është te fusësh duart ne kutitë e votimit. Kështu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo vetëm nuk ka mundur te na binde se kjo kuti e te tjerat si këto nuk janë prekur, por fillimisht ka kërkuar hetim te saj, e me pas është tërhequr edhe nga kjo shfaqje butaforike, duke e llogaritur atë si te rregullt, pavarësisht nga prova flagrante. Ristani ka sfiduar një vëzhgues të PS që të nxjerrë zarfin e votave nga kutia, pa e hapur atë, dhe vëzhguesi e ka nxjerrë. Por Ristanit ky skandal i rëndë nuk i ka hyrë në sy përsa kohë aty ka pasur vota për Bashën e të djathtën.



(gazetatema.net)








No comments:

Post a Comment