Nissim Ayish behet baba nga e shoqja e vdekur.

Duket e cuditshme, por nuk ka asgje te tille ne kete qe do t’ju tregojme.
Dy vjet pasi e shoqja i kishte vdekur, Nissim Ayish ka mundur te behet baba nga nje embrion i koncepitur prej bashkimit te dy zigotave, te tijin dhe te se shoqes, tashme te vdekur prej dy vjetesh.

Cifti nga Izraeli prej kohesh kishte filluar perpjekjet per nje femije te lindur nepermjet inseminimit te asistuar.
Per kete ata kishin lene ne inkubatoret e Rambam Medical Center dy embrione tashme ne gjendje te ngrire.

Semundja e pa sherueshme qe preku te shoqen, kaloi ne plan te dyte perpjekjet per lindjen e nje femije, dhe vetem pas dy vjetesh qe nga humbja e saj, Nissim Ayish ka mundur te realizoje endrren e tij por edhe amanetin e te shoqes, e cila i kish kerkuar qe nga embrionet e tyre qe ndodheshin ne laboratorin e Rambam Medical Center te mundesonte nje femije.

Por sipas ligjeve izraelite, femija qe lind nga inseminimi artificial duhet domosdoshmerisht te kete me pare miratiminn e te dy prinderve, dhe meqe gruaja nuk jetonte me, ai e realizoi kete ne SHBA, pasi pagoi me pare nje shume prej 100 mije dollaresh, duke mundur qe embrionin ta mbillte ne mitren e nje gruaje tjeter.

(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment