
Sipas zëdhënësit të Policisë së Gjirokastrës, Gentijan Mullai, ky operacion, është aplikuar me rastin e sezonit të ri turistik që do të garantojë rendin në të gjitha pikat turistike dhe qendrat e banuara.
Policia rrugore e Qarkut, ka bllokuar për dy ditë, shtatë mjete për mangësi dokumentacioni. Sipas burimeve nga Policia Rajonale, në fokusin e rrugorëve, ka qenë edhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me xhama të zinj. Plot 82 automjete u janë hequr xhamat e zinj dhe ndërkohë që janë shoqëruar me masë administrative secili prej drejtuesve të mjeteve me 5 mijë lekë gjobë.
(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment