Rama: Nuk është thënë ende fjala e fundit

 
Kryetari i Partisë Socialistë Edi Rama, në një konferencë për shtyp, një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi vendimin e KQZ, që shpalli Bashën kryebashkiak të Tiranës, ka akuzuar gjyqtarët për vendim të paligjshëm, e të papranueshëm dhe se fjala e fundit nuk është thënë ende.

Kreu i opozitës deklaroi se Partia Socialiste do t’i drejtohet sërish Kolegjit për të kërkuar të drejtën në bazë të Kushtetutës.

“Kolegji ka bërë të bardhën të zezë e të zezën të bardhë, duke sfiduar në kor me Saliun e Ristanin sovranitetin e popullit, Kushtetutën, ligjin e zgjedhjeve, shqetësimet e miqve ndërkombëtarë. Vendimarrja e mbrëmshme ka dëshmuar se fjala në drejtësi është zbrazur, si një guackë e mbetur mbi rërën e rrëshqitshme ku sipas rastit dallgët e pushtetit a rryshfetit e kthejnë mbarë e pas”- tha ai.

Rama ka akuzuar gjykatësit e Kolegjit se kanë bërë padrejtësinë e radhë në dëm të popullit.

“Shumkush pret që sot unë t’i akuzoj me të drejtën e zotit e të ligjit që këtë herë janë në krahun tonë ata gjykatës, por mua më vjen për ta shprehja ‘fali zot se s’dijnë ca bëjnë”- ka vijuar më tej ai.

“Dje disa festuan hipur mbi kurrizin e drejtësisë dhe disa u ndjenë keq për padrejtësinë, por fjala e fundit nuk është thënë ende. Vendimi i mbrëmshëm na shton fuqinë që e drejta të shkojë deri në fund. Ne do t’i ridrejtohemi Kolegjit ku do të kërkojmë të drejtën në bazë të Kushtetutës, do komunikojmë më publikun e të ndajmë me shqiptarët shqetësimin për t’i dalë zot një situate ku po merr formë diktatura”- tha ai.

Më tej kryesocialisti ka ftuar partnerët ndërkombëtarë për të ndihmuar me ekspertizën e tyre, si e vetmja mundësi për të vendosur drejtësi.

“Ekspertiza ndërkombëtare është e vetmja rrugëdalje nga kriza e rëndë, për të kuptuar të vërtetën lidhur me zgjedhjet”- tha ai. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment