Shumë seksi për t’i dhënë biçikletës.

Një turiste hollandeze është ndaluar nga një polic në New York pasi po i jepte biçikletës e veshur me një fund paksa të shkurtër.
Agjenti e ka ndaluar turisten sepse mund të shkaktonte aksidente.

Jasmijn Rijken e kujton kështu episodin: “Polici më tha që po shpërqëndroja drejtuesit e makinave dhe kjo është e rrezikshme. Mendoja se po bënte shaka në fillim, por ai u nervozua dhe më kërkoi dokument identifikimi.”

Agjenti nuk e ka gjobitur 31-vjeçaren, por e ka porositur që herë tjetër të veshë pantallona./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment