Shtyhet pastrimi i centralit bërthamor në Fukushima.

Operatori i centralit bërthamor japonez, në Fukushima, ka thënë se e ka ndaluar operacionin e pastrimit të ujit radioaktiv vetëm pak orë pasi e kishte nisur atë.
Një nga zëdhënësit e Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios, ka thënë se nivelit e rrezatimit janë rritur më shpejtë se sa është pritur.
Operacioni i pastrimit filloj të premten pas disa shtyrjeve për shkak të problemeve në centralin e Fukushimës, që u ndalua së funksionuari pas tërmetit dhe cunamit pasues të 11 marsit.
Zëdhënësi i TEPCO, Junici Matsumote, thotë se kompania nuk e di ende se kur mund të vazhdoj pastrimit.
“Në këtë pikë, ne ende nuk e kemi një orar për vazhdimin e operacionit në objektin e trajtimit të ujit”, tha Matsumoto
Zyrtarët kanë thënë më herët gjatë kësaj jave se sasi të mëdha të ujit të kontaminuar në këtë central, që gjendet 240 kilometra larg prej Tokios, është rrezik që të derdhen në det brenda një jave nëse nuk fillon operacioni i pastrimit të tij. 
(telegrafi.com)


No comments:

Post a Comment