Pacolli të rikthehet në krye të AKR-së?

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka rishfaqur synimet e tij për t’u rikthyer në krye të Aleancës Kosova e Re, e cila vazhdon të mbetet pa lider që nga dorëheqja e tij nga posti i kryetarit, pasi që u zgjodh president i vendit më 22 shkurt.
U.d. i kryetarit, Ibrahim Makolli, tani është ngarkuar me përgjegjësi të reja si ministër i Diasporës dhe një pjesë të aktiviteteve të tij, vazhdon t’i ketë jashtë vendit.

Siç raporton Express, anëtarja e Kryesisë së AKR-së, njëkohësisht shefe e Grupit parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Myzejene Selmani, ka thënë se sipas statutit të partisë, Behgjet Pacolli mund të kthehet prapë si kryetar i partisë me një vendim të Këshillit Drejtues.

E pyetur nëse fakti që Pacolli e ka ndërtuar vetë partinë, i jep atij të drejtë të hyjë e të dalë kur të dojë, Selmani ka e mohuar një gjë të tillë. Por, ka theksuar se me aktin e dorëheqjes kur është zgjedhur president, Pacolli ka bërë atë që disa liderë të tjerë nuk mund ta marrin me mend.

Ndërkaq, edhe pse zyrtarët e AKR-së kanë thënë më herët se brenda disa ditësh Këshilli Drejtues i partisë do të vendosë për rikthimin e Pacollit në krye të partisë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. 

(telegrafi.com)



No comments:

Post a Comment