Neymar mirëpret Realin.

Sulmuesi i Santosit, Neymar ka pranuar se mirëpret interesimin e Real Madridit për shërbimet e tij, por ka insistuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për transferimin e tij në Santiago Bernabeu. Ylli i ri brazilian spekulohet se kërkohet edhe nga Chelsea, mirëpo javën e kaluar qarkulluan njoftime se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë kryeqyteti i Spanjës. “Më vjen mirë që i pëlqej Realit, por ende nuk është arritur asnjë formë e marrëveshjes”, tha Neymar për të përditshmen sportive spanjolle AS.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment