Shqiptari e ndihmoi, i kthen borxhin pilotit Berisha

 
“Në këtë botë nuk ekziston asnjë mënyrë me të cilën mund ti falënderoja mjaftueshëm njerëzit që më ndihmuan këtu në Sudan. Zotëri Denisi dhe grupi i tij kanë qenë të mrekullueshëm me mua gjatë këtyre ditëve pas aksidentit. Ata më siguruan ushqim, strehim, mbrojtje dhe ndihmë të jashtëzakonshme në çdo aspekt”, shkruan piloti shqiptaro-amerikan James Berisha, avioni i të cilit pësoi aksident gjatë rrugëtimit të tij nëpër Afrikë, në kuadër të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Berisha sqaron se njeriu i cili ka ndihmuar këto ditë në Afrikë, i ka thënës e vetëm po kthen borxhin, pasi atij dikur, gjatë një udhëtimi nga Maqedonia për në Bullgari, i kishte ndihmuar një shqiptar në një moment të vështirë. Ai nuk e kishte harruar këtë gjë kurrë dhe tani ka pasur kënaqësinë që edhe ai t’ia kthejë këtë nder një shqiptari, tregon piloti.
Dje, pasi përfunduan të gjitha analizat e aksidentit, afrikani Denis ka autorizuar dhe organizuar tranportuesit, ekipin për ngarkimin e aeroplanit në kamion transportues, si dhe ka vënë në dispozicion çdo pajisje tjetër nga miniera e tyre. “Jam shumë i kënaqur të ju lajmëroj që më në fund ka përfunduar bartja e aeroplanit nga vendi i aksidentit”, shkruan Berisha.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që aeroplani tani është në vend të sigurt dhe të mbrojtur.
Sot jam kthyer në Port Sudan, ku e kamë zgjatur vizën për pesë ditë. Shpresoj që të mund ta zgjas edhe më shumë deri sa të bëhet zgjidhja e çështjes së aeroplanit. Dëshira ime mbetet që motorin e dëmtuar ta sjell në Kosovë. Mbes me shumë shpresë që do ta arrijë këtë, falë ndihmës dhe mbështetjes tuaj”, përfundon shkrimi i Berishës i drëguar me e-mail.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment