Vritet kreu i degës së Al Kaedës në Pakistan

 
Që prej ditës së djeshme në veri-perëndim të Pakistanit, një avion i telekomanduar amerikan, ka sulmuar një grup luftëtarësh rebelë.

Kjo kishte si rezultat vrasjen e një lideri të rëndësishëm të degës së Al Kaedës në Pakistan.

Ileyas Kashmiri, 47 vjec, konsiderohej një nga organizatorët më aktivë të atentateve të shumta terroriste në shtetin pakistanez.

Kashmiri ishte shpallur në kërkim nga SHBA-ja e cila kishte ofruar një shpërblim të majmë, prej 5 milionë dollarësh, për kokën e tij. Mësohet se gjithashtu nga po i njëjti sulm mbetën të vrarë edhe 9 militantë të tjerë.

Që prej vrasjes të Osama bin Laden, ushtria amerikane ka eleminuar krerët e disa prej degëve të organizatës terroriste.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment