Serie A: 5 ekipe favorite për titull.

Milan, Inter, Roma, Juventus dhe Napoli, do të jenë skuadrat favorite në garën për titull të kampionit në sezonin e ardhshëm në Serie A, ka thënë për mediat italiane trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri.
Ai tha se Juventusi është duke u përforcuar mjaft mirë gjatë kësaj vere.“Juve është duke u forcuar mirë dhe është duke u përpjekur për t’u kthyer sërish në krye. Milan e nis sezonin si ‘favorit’, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirë dhe mos të mendojmë suksesin që arritëm në sezonin e kaluar”, ka thënë Allegri.

(rtv21.tv)




 
 

No comments:

Post a Comment