Miratohet kredia prej 25 milionë dollarë për rrugën Tiranë-Elbasan

Pavarësisht kritikave të FMN-së, e cila e këshilloi vetëm pak ditë më parë qeverinë shqiptarë që të shmangë borxhet, sot është miratuar një kredi prej 25 milionë dollarë për rrugën Tiranë-Elbasan.
Miratimi zyrtar i kredisë nga Fondi Saudit për Zhvillim është konfirmuar nga ambasadori i Arabisë Saudit në Tiranë Abdullah Abdulaziz AL-Abdulkarim, gjatë një takimi që pati me Ministrin e Financave, Ridvan Bode.
Sipas Ministrisë së Financave, “ministri falenderoi Ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma shumë të favorshëm financiarë, sidomos kur flitet per projekte infrastrukture, çka tregon vlerësimin e lartë që ka Fondi Saudit për meritat teknike dhe financiare të këtij projekti. Kredia ka një normë interesi 2 % dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë”.

(gazetaonline.net)



 
 

No comments:

Post a Comment