Çekia premton ndihmë për njohje nga 5 vendet e BE-së

Zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, perspektiva evropiane e Kosovës dhe mbështetja që i jep Çekia Kosovës, janë disa nga temat që janë diskutuar në takimin mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ministrit të Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg.
Sipas komunikatës së qeverisë kosovare, kryediplomati çek e ka njoftuar Thaçin se vendi i tij së shpejti do e marrë kryesimin e Forumit të Vishegradit dhe duke e shfrytëzuar edhe këtë mekanizëm, Republike Çeke do ushtrojë ndikimin e saj Kosova të njihet si shtet i pavarur edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë marrë këtë vendim.

Po ashtu, zëvendëskryeministri i Çekisë është shprehur me tone shumë optimiste lidhur me përmbushjen e kritereve nga ana e institucioneve kosovare në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Në këtë funksion, Shwarzenberg siguroi kryeministrin Thaçi se Qeveria çeke do të afirmojë këto të arritura dhe do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës. /Zëri/



 
 

No comments:

Post a Comment