Reali mendon për shkëmbimin Kaka-Neymar.

Real Madridi është i gatshëm që të fusë sulmuesin e saj Ricardo Kakan në ofertë për të transferuar telentin e Santos, Neymar.Santos ka konfirmuar se Real Madridi ka hapur bisedimet me drejtuesit e klubit për transferimin e Neymar. Klauzola e Neymar është 45 milionë euro dhe Santos nuk dëshiron të dëgjojë për ndonjë ofertë më të vogël se klauzola e tij.

E përditshmja spanjolle "El Mundo Deportivo" tregon se Drejtori Sportiv i Realit e ka informuar Kakan për këtë propozim. Reali dëshiron të zvogëlojë shumë e parave që duhet të paguajë për Neymar dhe kështu në ofertë për të do ta fusë edhe superyllin brazilian, Kaka. 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment