Hakmarrja në Selenicë, arrestohet një 38-vjeçar

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe më pas arrestuar shtetasin e dytë të përfshirë në vrasjen e e një jave më parë në Selenicë, ku u ekzekutua 62- vjeçari Baftjar Llanaj.Policia njoftoi arrestimin e shtetasit Ardian Azizi, 38 vjeç nga Selenica, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin e arrestuar më parë Fatmir Petraj dyshohet të kenë vrarë me armë zjarri tip automatik Batjar Llanaj.

Sipas policisë, në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa VL 6368 C, nga Selenica për në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën ku strehohej ky shtetas, tek një i afërm i tij, u gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, me dy krehëra dhe fishekë e cila dyshohet se është arma e krimit.

Sherri mes dy familjeve mësohet të ketë nisur rreth 12 vjet më parë, për motive gati banale, ku ka patur 2 viktima.

(panorama.com.al)



No comments:

Post a Comment