Vdes 49 vjeçarja në maternitet, nisin hetimet

 
KORCË- Një grua është gjetur e vdekur në maternitetin e Korcës, ku mësohet se qëndronte prej 10 ditësh, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është identifikuar si Fatbardha Aliko, banore e Devollit të Korcës.

Gruaja, nene e dy femijeve ka bere nje nderhyre kirurgjikale ne miter, operacion, qe edhe sipas policise ka rezultuar me sukses. Por, sot teksa ka shkuar ne tualet, gruaja ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe një grup ekspertësh që po merret me procedurat e rastit.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth asaj që ka ndodhur, ndonëse dyshimet e para të policisë janë perqendruar mbi pistën e një mjekimi të pakujdesshëm. Vete te aferm te gruas kane kerkuar qe te hetohet edhe ne kete piste.

(panorama.com.al)


No comments:

Post a Comment