Punëtorët e "Norgës" sërish në protestë tentojnë të hyjnë në fabrikë

Punëtorët e fabrikës “Norga” sot në mëngjes kanë tentuar të hyjnë forcërisht në ambientet e fabrikës së sekuestruar nga banka Raifaisen , duke kërkuar të rifillojnë punë. Por ata janë ndaluar nga forcat e policisë të cilët kanë qenë në vendngjarje në përpjekje për të evituar cdo përshkallëzim të protestës.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në godinën e fabrikës por nuk janë lënë nga policia.

Punonjësit e kompanisë "AB Grup", që zotëron fabrikën e prodhimit të birrës "Norga", protestojnë jo vetëm për bllokimin e aktivitetit të tyre nga banka, por edhe kundër dëmit të madh ekonomik dhe social, që banka ka bërë me vendimin e saj për sekuestrimin e pajisjeve të fabrikës.

Punëtorët i kanë bërë thirrje presidentit Bamir Topi, kryeministrit Berisha, kryeparlamentares Topalli, që të ndërhyjnë në kohë, pasi po prishet jo vetëm një nga bizneset më të mëdha në vend, por po hidhen në rrugë qindra punëtorë e penalizohen familjet e tyre.

Sipas pronares së kompanisë "A&B Grup", bllokimi i biznesit pikërisht në këtë moment ka treguar se drejtori i bankës nuk ka qenë i interesuar që të marrë kredinë, por më tepër që të shkatërrojë biznesin

Konflikti midis bankës dhe kompanisë është acaruar pak ditë më parë, pas vendimit të institucionit bankar për të sekuestruar pajisje të objekteve prodhuese të ndërmarrjes, për mosrespektim të termave të kredisë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment