Video e re e Al Kaedës

Al Kaeda ka shpërndarë një video të re në ëeb, të realizuar pas vdekjes së Osama bin Laden, ku myslimanëve që jetojnë në Perëndim iu bëhet thirrje për xhihad në “territorin armik”.

Fjalimi në video mbahet nga lideri i organizatës terroriste, Ayman al Zaëahri dhe zëdhënësi amerikan Adam Gadahn.

Gadahn deklaron në anglisht se, myslimanët e Perëndimit janë në gjendje të kryejnë një rol vendimtar kundër sionistëve dhe kryqëzorëve.

Apeli i organizatës terroriste vjen pak kohë pas vrasjes së liderit të padiskutueshëm të saj Osama bin Laden, nga komandot amerikanë në Abotabad të Pakistanit.

Vrasje kjo, e pasuar nga vrasje të eksponentëve të tjerë kyc të degëve të Al Kaedës në Irak, Algjeri, Tunizi, etj.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment