PS-ja feston sot 20-vjetorin e themelimit

Partia Socialiste feston sot 20-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, selia rozë do të organizojë sot pasdite një ceremoni festive në hotel "Sheraton", ku numri i të ftuarve arrin mbi 700 persona.

Të ftuarit janë jo vetëm drejtuesit socialistë në Tiranë dhe në rrethe, por edhe të ftuar nga trupi-diplomatik, komunitetet fetare dhe aleatët e Partisë Socialiste.

Pritet që gjatë ceremonisë të mbajë fjalën përshëndetëse edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për të evidentuar arritjet e kësaj force politike gjatë këtyre 20 viteve.

20 vjetori i krijimit e gjen PS-në përballë një tjetër sfide të rëndësishme politike pasi pritet që Kolegji zgjedhor të japë edhe vendimin në lidhje me rezultatin për bashkinë e Tiranës e cila për 11 vite është qeverisuar nga socialistët.

No comments:

Post a Comment