Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi

Është kaq e shkurtër koha e qershive…

“Vajzat e bukura do të kenë çmendurinë në kokë, dhe të dashuruarat diellin në zemër, do të fishkëllejë më mirë mëllenja tallëse, por është shumë e shkurtër koha e qershive…” Këto janë fjalët e një kënge të vjetër franceze që kujtohet përherë në qershor, sikur qershitë. E dimë që mund t’i gjejmë edhe në dhjetor po të duam, me një çmim të shëllirosur, po si këto të tanishmet nuk ka, kur gjithë vitrinat e frutave marrin nga bukuria e tyre. Por, nuk janë vetëm të bukura, qershitë janë klasifikuar si një ndër frutat më të shijshme e të preferuara sipas sondazheve të ndryshme që janë bërë. Le të mësojmë më shumë për to dhe të marrim dy raste se ku mund t’i përdorim. Nuk besoj se ju mjafton vetëm ëmbëlsira, kështu që ju përgatitëm ose më saktë njëra prej lexueseve ka zgjedhur t’ju përgatisim makaronat e bollshme, servirur si pjatë unike, që quhen nga komshinjtë tanë “Spagetti allo scoglio”. Nga fotoja, duket që Ogerta Elezaj, autorja e recetës, ka shijuar një drekë të mirë.

Vetitë e qershisë
Gjetjet shkencore në vitet e fundit kanë treguar disa veti kimike që përmban qershia si anthocyanins, melatonin dhe kapacitetin për të absorbuar oksigjen në radikale. Pra, çfarë do të thotë e gjitha kjo? Në fakt, kjo do të thotë shumë më tepër se fjalët e mëdha. Kjo do të thotë se të mirat shëndetësore të qershisë janë të shumta. Le të bëjmë një vështrim për të gjetur se çfarë përbërje të shëndetshme ka qershia.
Trajtimi mjekësor: Trajtimi mjekësor nëpërmjet përdorimit të frutit të qershisë është një praktikë që ka filluar që në kohët e lashta. Sot, konsumi i qershive besohet se lehtëson dhimbjet për ata që vuajnë nga artriti. Gjithashtu, konsumimi i qershisë mendohet se trajton të gjitha format e inflamacionit.
Parandalimi i sëmundjes: Një nga përfitimet e qershive është se ato përmbajnë një substancë të njohur si melatonin, e cila shkatërron organizmat që shkaktojnë sëmundje dhe kështu parandalon njerëzit nga marrja e sëmundjes. Ajo përdoret gjithashtu për të ndihmuar në një gjumë të rehatshëm.
Ndihma në trajtimin e kancerit: Në rastet e një pacienti të sëmurë me kancer, konsumi i qershive i rrit probabilitetin e shërimit. Kjo për shkak se qershitë kanë veti ushqyese, që ndihmojnë në luftën kundër të gjitha formave të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
E mirë për konsum: Qershitë janë të mira për konsum për një sërë arsyesh. Ato kanë kolesterol të ulët dhe janë një burim i vitaminës C, vitamina A, perillyl, ellagic acid dhe melatonin. Qershitë ndihmojnë në problemet e tretjes, pasi kanë përmbajtje të lartë fijesh, qershia ndihmon në dhimbjet e muskujve dhe gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të urateve. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së vazhdueshme të kokës dhe rrit sasinë e ujit në trupin tuaj, gjë e cila në afat të gjatë nxit energjinë e një individi dhe shkallën e metabolizmit.
Për të rritur PH: Qershia është e njohur shkencërisht për flavanoidet antioxidant bio, që i janë gjetur në përbërjen kimike. Flavanoidet bio janë të dobishme në rritjen dhe rregullimin e nivelet e PH në trupin e një individi.
Ndihmon në memorje: Qershitë janë njohur për ndihmesën që kanë në memorien e mirë dhe në parandalimin e humbjes së kujtesës. Kjo është vërejtur nga një komponent i gjetur në qershi i njohur si anthocyanin që është provuar të jetë në të mirë të trurit.
Rrit gjumin: Kjo është një tjetër veti e qershisë. Njerëzit të cilët konsumojnë qershi gëzojnë një gjumë më të thellë se sa ata që nuk e bëjnë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatonin. Melatonin është i njohur për rregullimin e cikleve të gjumit në trup. Për një gjumë më të mirë, më të relaksuar dhe të kënaqshëm, është i këshillueshëm konsumimi e qershisë.
Kundër shenjave të moshës: Melatonina gjithashtu vepron si një agjent kundër plakjes dhe ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes. Kjo do të thotë se njerëzit që hanë qershi mund të duken më të rinj për një periudhë më të gjatë se sa ata që nuk bëjnë këtë gjë.
Kujdesi për lëkurën. Një nga përfitimet e qershive është se, në saj të melatoninës, është gjetur se pikërisht ajo ndihmon në dhënien e një cilësie të butë të lëkurës.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment