Sneijder: Nuk e di nëse do qëndroj tek Interi

Fantazisti i Interit, Holandezi,Sneijder ka vënë në dyshim të ardhmen e tij pasi ai është shprehur për të përditshmen italiane Sportmediaset se nuk është i sigurt qëndrimi i tij tek skuadra Zikaltër.

"Askush nuk e di se ku mund të ndodhet të nesërmen dhe askush nuk e parashikon do të ardhmen e tij.Dëshira ime më e madhe është të qëndroj në Milano por kjo gjë është thjesht dëshirë, nuk është premtim pasi unë nuk mund të premtoj asgjë", tha Sneijder.

Interi i kërkon 35 milion euro Manchester United për Sneijderin, pasi United dhe Ferguson janë vënë pas Sneijderit prej kohësh. 



(albeu.com)

No comments:

Post a Comment