Prokuroria rrëzon padinë PS-së

Procedimi penal për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani nuk do të nisë. Kështu ka vendosur prokuroria duke rrëzuar padinë e bërë nga PS-ja që ka të bëjë me numërimin e votave në kutinë e gabuar për bashkinë e Tiranës.

Prokuroria e tiranës ka vendosur të mos nisë këtë çështje për arsye se Kolegji zgjedhor në vendimin e dhënë ditën e premte nuk ka gjetur asnjë shkelje në veprimet që ka kryer kryetari Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Sipas prokurorisë “pas dhënies së këtij vendimi nga gjykata, organi i akuzës nuk mund të dalë mbi këtë organ dhe për këtë arsye ky kallëzim do të shkojë drejt pushimit. Padia e cila është dorëzuar në 20 maj ka të bëjë me ecurinë e procesit të zgjedhjeve, që prej numërimit të kutisë së fundit, e cilësuar kjo si një skemë për të manipuluar rezultatin përfundimtar të Tiranës”. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment