MASAKRA/ A i vrau ushtria policët në Siri?

Mediat kanë raportuar për një masakër mbi forcat e sigurisë në Siri. 120 policë dhe anëtarë personeli të forcave të rendit janë vrarë në një pritë në provincën Idlib. Qeveria bëri të ditur se ekstremistët e armatosur kanë qëlluar mbi policët.

Por tani rezulton se e vërteta është krejt ndryshe. Policët janë qëlluar nga vetë ushtria për shkak se kanë refuzuar që të qëllojnë mbi civilët e paarmatosur. Policët janë qëlluar nga pas.

Mediat thonë se nuk ka në atë zonë civilë të armatosur dhe të përgatitur për të kryer këtë masakër. Shefat e opozitës në ekzil thonë se ky është varianti i vërtetë: ushtria ka qëlluar mbi ta. Al Xhazira ka treguar pamje të ushtarëve që kanë dezertuar pasi thonë se është krim të qëllosh mbi civilët e paarmatosur.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment