Edhe Juve pas Shaqirit

Trajneri i ri i Juventusit, Antonio Conte, raportohet se është duke kërkuar mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri.

Siç përcjell Tuttomercatoweb, Conte kishte qenë i pranishëm në stadium në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 mes Anglisë dhe Zvicrës dhe në sytë e tij nuk ka rënë pa u vërejtur mesfushori i Baselit.

Paraqitja e shkëlqyeshme e Shaqirit ka bindur Conten në insistojë te drejtuesit të klubit për të kërkuar transferim të tij.

Shaqiri së fundi raportohet se ka joshur edhe interesimin e Manchester United dhe Aston Villa, ndërsa më herët për të kishte qenë i interesuar edhe Bayern Munich. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment