Parlamenti i ri i Shqipërisë në duart e Arabisë Saudite

Arabia Saudite është në shqyrtim e sipër të një plani për financimin e ngritjes së Parlamentit të ri të Shqipërisë, sikurse njoftojnë media nga vendi arab.

“Mbretëria është e gatshme, në kuadrin e solidaritetit me Shqipërinë, vend me shumicë myslimane, të financojë ngritjen e Parlamenit në një sipërfaqe prej 28.000 metrash katrorë, pas një vizite në Riad të një grupi deputetësh nga Shqipëria”, njofton arabnews.

Deputeti Sherefedin Shehu, në krye të një grupi deputetësh të Këshillit Ekonomik të Parlamentit shqiptar, i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Riad, Admirimim Manaj, e bëri të njohur kërkesën e tij në takimin me biznesmenë arabë të organizuar nga Waruz (Food and Rice Trading Company).

Sikurse ka deklaruar deputeti Shehu, “hollësitë për financimin e ngritjes së Parlamentit, do të bëhen të njohura pas vizitës së kryeparlamentares shqiptare në Riad, brenda pak muajve”.

Deputeti Shehu është takuar po ashtu me ministrin e Shëndetësisë, Arsimit si dhe Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Arab për Zhvillim.

Shehu ka njoftuar për mediat arabosaudite se, me një marrëveshje tjetër, Arabia Saudite ka marrë përsipër financimin e rrugës Tiranë-Elbasan me 862 milionë ndërkohë që edhe pjesa tjetër, e cila shkon në 1.4 miliardë dollarë, financohet nga vende të tjera të Gjirit.

Gjatë qëndrimit të deputetëve shqiptarë atje, u diskutua edhe mundësia e punësimit në Arabinë Saudite të specialistëve shqiptarë të fushave të ndryshme.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment