Komisioni Europian: E rrezikshme nxirja artificiale

Sinjalin e alarmin ka lëshuar Bashkimi Europian për nxirjen artificiale. Sikurse rezultoi nga studimi, që u realizua nga Komisioni Europian në vitin 2010 në dhjetë vende-anëtare (Belgjikë, Qipro, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Hungari, Letoni, Hollandë dhe Poloni) në makineritë solare (sun beds), 1 në 7 solariume në BE shkel limitet e rrezatimit UV.

Sipas studimit, të gjitha këto ndodhim pasi konsumatorët nuk informohen për përdorimin e saktë të solariumit dhe as për rreziqet e mundshme nga përdorimi i tij.

“Shqetësohem pasi një përqindje e lartë e solariumeve dhe shërbimeve të nxirjes artificiale nuk respektojnë rregullat e sigurisë. Ky fakt është i rëndësishëm, pasi përqindjet e kancerit të lërkurës dyfishohen çdo 15-20 vjet”, deklaroi John Dalli, komisioner për Shëndetin dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Ndërkohë, Komisioni Europian kërkon nga vendet anëtare të BE-së të intensifikojnë kontrollet e sigurisë të solariumeve dhe të shërbimeve të nxirjes artificiale, që ofrojnë institutet e bukurisë, qendrat e dobësimit dhe palestrat.

Gjithashtu, Komisioni Europian kërkon nga industria, deri në fund të vitit 2011, të përgatisë materiale edukative për përdorimin e solariumit, kodin e etikës, për mënyrën se si do të duhet të ofrohen shërbimet e nxirjes artificiale nga bizneset përkatëse si dhe këshilla dhe paralajmërime për konsumatorët, që dëshirojnë të nxihen nëpërmjet mënyrave artificiale.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment