Gjykata e dënon me 100 kërkimfalje në Twitter

Një mashkull nga Malajzia, gjykata e ka dënuar me 100 kërkimfalje dhe atë në rrjetin social Twitter, pasi që përmes tij ofendoi një shtëpi botuese.

Fadmi Fadzil, i cili në rrjetin social njihet si performues dhe shkrimtar, filloi kryerjen e dënimit të mërkurën, kur shkroi 25 kërkim falje.
Siç kishte vendosur gjykata, në kërkimfalje shkruante “Kam fyer Blu Inc Media & Female Magazine.

Mesazhet e mia në Twitter për biznesin e tyre ishin të pavërteta. I tërheq pohimet dhe kërkoj falje”, transmeton Toronto Sun.
Kompaninë filloi ta fyejë në janar, pasi që një mikeshë e tij iu ankua se ndaj saj në punë në këtë shtëpi botuese sillen keq. Fadzili në Twitter ka mbi 4 500 mbështetës.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment