Olimpiada 2012: Filloi shitja e biletave

Më shumë se 4 milionë bileta për evenimentin e Lojrave Olimpike të vitit 2012 do të fillojnë të shiten që prej ditës së sotme. Organizatorët e këtij evenimenti kanë bërë të ditur se çmimet e biletave të këtij evenimenti të madh sportiv do të variojnë nga 20 deri në 2012 sterlina. Policia ekonomike angleze bëri të ditur se shitësit e tregut të zi të biletave do të përballen me gjoba të ashpëra në rast se ata kapen. Lojrat Olimpike të vitit të ardhshëm do të mbahen në kryeqytetin e Anglisë, Londër.










(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment