Grabitje me armë, arrestohen dy persona në Sarandë

Dy të rinj janë arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet si autorë të një grabitje më armë.

Agjencia NOA raporton se personat e dyshuar për grabitjen janë: Besart Hyseni 25 vjeç dhe Ismail Garo 19 vjeç, që të dy banues në fshatin Çukë të Sarandës.

Sipas policisë, Hyseni dhe Garo kanë grabitur me armë dy banorë të fshatit Mursi.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sorone, ku Garo dhe Hyseni u kanë zënë pritë më armë dy personave të tjerë dhe u kanë marrë të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.

Policia ka bërë të mundur arrestimin dhe ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment