Nokia zgjedh Windows Phone, largohet shefi i teknologjisë

Shefi i teknologjisë së kompanisë Nokia, Rich Green, është dërguar me “pushime” të gjata nga gjigandi telefonisë celulare.

Lajmi është njoftuar nga një komunikatë e publikuar nga Nokia, në të cilën thuhet se largimi i tij lidhet me një çështje personale të zotit Green dhe se nuk ka asnjë datë për rikthimin e tij.

Por gazetat Finlandeze shkruajnë se, shkak për prishjen e kontrates mes z.Green dhe kompanisë Nokia është strategjia që kjo e fundit ka zgjedhur në modelet e saj më të rinj, sa i përket sitemit të operimit Windows Phone, duke braktisur MeeGo të propozuar nga Green.

Rich Green i’u bashkua Nokias në muajt e parë të vitit 2010, pas 19-vjetësh karrierë në firmën Sun Microsystem. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment