E.Coli, hipotezë e re për burimin

Të dhëna të reja të zbuluara në Gjermani sugjerojnë fuqishëm se filizat e lakrës kanë qenë burimi i bakterit vdekjeprurës E.Coli.

“Personat që i kanë ngrënë lakrat (e kuqe) kanë qenë 9 herë më të rrezikuar për të pasur diarre me gjak sesa ata që nuk i kanë ngrënë”, ka deklaruar Reinhard Burger, drejtor i qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani.

Ai ka paralajmëruar se përhapja e bakterit-vrasës, që deri tani ka vrarë 29 persona dhe ka bërë që të sëmuren rreth 3 mijë të tjerë, nuk ka përfunduar.

E.Coli ka gjeneruar gjithashtu një krizë për vendet e BE që prodhojnë ushqime vegjetale, në vecanti tek Spanja, trangulli i të cilës u fajësua gabimisht si burimi i kontaminimit.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment