Njeriu i pastrehë bën jurinë të qajë (VIDEO)

Njihuni me 22-vjeçarin Sung-Bong Choi. Prindërit e tij e braktisën në moshën 3 vjeçare duke e lënë atë në jetimore. Ai u largua që atje në moshën 5 vjeçare pasi ishte keqtrajtuar, dhe jetoi rrugëve, vetëm, dhe rriti veten e tij. Që atëherë jeton në rrugë, fle në shkallët e WC-së publike. Fiton për ushqim duke shitur çamçakëz dhe pije në rrugë. Sot është punëtor krahu.

Tani ai është garues për "Korea′s Got Talent".

Pasi i tregoi jurisë historinë e tij të trishtuar, ai thotë se do të këndojë. "Nuk jam një këngëtar i mirë, por thjesht e pëlqej" ka thënë Choi.

Mediat e huaja kanë ngelur të mrekulluara nga zëri i tij dhe kanë shkruar se "nëse mënyra e këndimit të Sung-Bong Choi është e konsideruar nga ai si jo e mirë, atëherë çfarë konsideron talent ai?!". 

(albeu.com) 


No comments:

Post a Comment