Një “like” në Facebook i merr jetën të riut

E pabesueshme por e vërtetë. Një “like” në Facebook i mori jetën një të riu.

Të afërmit e viktimës zbuluan autorin e vrasjes nëpërmjet zbulimit të një rrjeti profilesh false të krijuara në rrjetin social të komunikimit.
Trupi i pajetë i Apostolit u gjet i vrarë me tre plumba në automjetin e tij në rrugën bregdetare Athinë-Sunio në 8 Μaj të 2010-ës.

Policia nuk mundi të gjente autorin e vrasjes pasi të dhënat e grumbulluara ishin të pamjaftueshme.

Sipas gazetës To Vima, fillin e ngjarjes e gjeti një i afërm i Apostolit i cili kërkoi të dhëna në kompjuterin e tij.

Në profilin e tij në Facebook ai gjeti se pak para vrasjes së të riut në murin e Facebook-ut, një mikesha e tij bullgare i kishte dërguar një mesazh paralajmërues që ndoshta po ta kishte lexuar do t’i kishte shpëtuar vdekjes.
“Doja të të thosha se Ela për të cilën të pyeta, jam e sigurtë se është Nikua. Μοs shko ta takosh!

Pas gjetjes së këtij mesazhi polica thirri të renë për deponim. Ajo pranoi se kishte patur në të kaluarën lidhje me 26 vjeçarin shqiptar të quajtur Niko i cili kishte “fiksim” të renë dhe herë pas here i shfaqte skena zhelozie.

Madje 26 vjeçari kishte krijuar një profil të rremë për të parë reagimin e saj. Kur e reja i dha numrin e saj të telefonit mikut të saj të ri, shqiptari ai e mori në telefon dhe e kërcënoi.
Vendeta e 26 vjeçarit vazhdoi me Apostolin kur ky i fundit pëlqeu një prej fotografive të vajzës bullgare. Në vazhdimësi Nikua mori në telefon Apostolin duke e fyer dhe kërcënuar të linte të qetë bullgaren.

Një muaj para vrasjes, Apostoli dhe e reja pranuan një kërkesë për miqësi nga një vajzë shqiptare të quajtur Ela.

Vajza nga Bullgaria kuptoi që pas këtij profili fshihej Nikua, por Apostoli pranoi miqësinë.

Madje pranoi të takohej me Elën e cila i kërkoi ndihmë për të gjetur punë. Fatkeqësisht e reja bullgare tentoi ta paralajmëronte por ishte tepër vonë.

Operacioni policor dështoi pasi shqiptari çaktivizoi profilin e remë.

Atëherë e ëma e viktimës krijoi një profil të rremë duke zënë në grackë një mik të 26 vjeçarit shqiptar. Në profilin e tij ajo gjeti fotografinë e të birit me 26 vjeçarin në një bar në bregdetin e Alimos.

Kësaj radhe policia arriti të kapë dhe vërë në pranga të dyshuarin 26 vjeçar për vrasje.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment