Tableti PlayBook i BlackBerry del në shitje

Prej ditës së sotme, tableti i shumëpritur PlayBook i BlackBerry, ka dalë në shitje në dyqanet Sprint.

Lajmi është njoftuar nga kompania BlackBerry, përmes një komunikate për shtyp. Për të gjithë ata që nuk u kujtohet ky model, bëhet fjalë për një tablet me ekran 7-inch me prekje e rezolucion 1024 x 600, që luan video në HD. Ai ka një procesor dual-core 1GHz, 1GB/RAM dhe memorje të integruar 16 GB, me mundësi rritje.

Gjithashtu, ky tablet i BlackBerry ka një kamer në pjesën e pasme të tij 5 megapiksel dhe një tjetër mbi ekran 3 megapiksel. Të dyja kamerat regjistrojnë në HD. E veçanta tjetër e këtij tableti është se ka edhe teknologjinë 4G.

Modelin PlayBook mund ta gjeni në të githa dyqanet Sprint, për 499.99 dollarë.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment