Jemeni pranë luftës civile

Situata në Jemen mbetet e paqartë pas largimit të presidentit Ali Abdullah Saleh në drejtim të Arabisë Saudite ku po merr trajtim mjekësor pas plagosjes të premten. Sipas BBC, në vend mbizotëron kaosi ndërsa gjithmonë e më shumë po shtrohet pyetja: A do të kthehet presidenti përsëri në një kohë kur vetë largimi i tij e lë në një pozitë tepër të dobësuar?

Rebelimi i nisur muaj më parë me kërkesë kryesore dorëheqjen e Salehut e ka çuar Jemenin në prag të luftës civile. Një ditë më parë Saleh u dëgjua përmes transmetimeve duke falenderuar bashkëkombasit e tij jemenas për shqetësimin e tyre mbi gjendjen e tij.
Tani konflikti në vend ka marrë të tjera përmasa. Forcat fisnore dhe islamiste si dhe oficerët e lartë që kanë dezertuar nga ushtria po i shndërrojnë protestat paqësore politike në një betejë që po merr trajtat e një lufte të vërtetë civile. Por, nëse Salehu është larguar një herë e mirë, tani jemenasit do të bëhen dëshmitarë të një tjetër lufte, asaj për pushtet, ku zv/presidenti që është edhe djali i madh i Salehut ashtu edhe liderët fisnorë dhe krerët e protestave popullore do të përpiqen të marrin kontrollin e vendit.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment