NBA: Mavericks në prag të shpalljes kampion

Dallas Mavericks kanë treguar dhëmbët në pjesën e fundit të ndeshjes për t’iu afruar një hap titullit të kampionit të NBA-së, duke shënuar fitore 112-103 në ndeshjen e pestë finale përballë Miami Heat.

Dirk Nowitzki edhe një herë ishte ylli i mbrëmjes duke shënuar 29 pikë për Mavericks. Meritor në fitoren e Dallas ishte edhe Jason Terry i cili pati dy trepikësha të fituara në minutat e fundit vendimtare të ndeshjes. Ai shënoi 21 pikë duke qenë i saktë në tetë nga 12 tentimet për gjuajtje, si dhe kontribuoi me gjashtë asistime.

Ish-kampioni i shënimeve në NBA dhe MVP i dyfishtë LeBron James edhe një herë ishte zhgënjim te Miami, sidomos në çerekun e katërt kur shënoi vetëm dy pikë. Dwyane Wade shënoi 23 pikë, derisa Chris Bosh added 19 për Heat.



Duke avancuar 3-2 në ndeshjet finale, Dallas tash ka nevojë vetëm edhe për një fitore nga dy ndeshjet e mbetura; por ata do të duhet t’i zhvillojnë këto ndeshje në Miami, ku ekipi u mposht në dy ndeshjet e para finale.

Ndeshja e gjashtë finale zhvillohet të dielën dhe nëse fiton Dallas Mavericks kjo ndeshje do të ishte e fundit dhe do të vendoste titullin (4-2 në seri ndeshjesh). Në të kundërtën, nëse fiton Miami Heat, rezultati i ndeshjeve finale barazohet në 3-3 dhe do të duhet të zhvillohet edhe ndeshja e shtatë, e cila është në plan të zhvillohet të martën dhe sërish në Miami. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment