Filmi horror që nuk mund të shihet

Komisioni Anglez i Klasifikimit dhe Censurës ka ndaluar shfaqjen e filmit "The Human Centipede 2", pasi mund të provokojë dëme të mëdha ndaj spektatoreve.

Filmi horror, i drejtuar nga hollandezi Tom Six, u bë i famshëm për brutalitetin e skenave.

Filmi tregon për një shkencëtar të cmendur që rrëmben dy vajza dhe një burrë për të krijuar 'shumëkëmbëshin" njerëzor,ndërsa këta tre personazhe tentojnë që të arratisen nga shtëpia ku mbaheshin të burgosur. Pjesa e dytë është më mizore dhe e dhunshme, pasi tregon për nje burrë që sheh në DVD "The Human Centipede" dhe bëhet i obsesionuar seksualisht me ngjarjen.

Pritet tani edhe qëndrimi i SHBA-ve. Komisioni Amerikan është nën presion pas vendimit zyrtar britanik.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment