“Djepi i jetës” fshihet në një supernovë

Për herë të parë studiuesit kanë arritur të hedhin vështrimin e tyre mbi “djepin e jetës” që fshihet në zemrën e një supernove.

Rezultati i publikuar në revistën “Natyre” konfirmon se ingredientët bazë të jetës përhapen në univers nga supernovat.

Këto të fundit janë yje që, me të mbërritur në fund të jetës, përhapin elementët e tyre në hapësirë përmes një shpërthimi gjigand.

Kërkimi është koordinuar nga Universiteti i Stokholmit, në Suedi, me bashkëpunimin e universiteteve të vendeve të tjera.

Elementët që në tërësi kontribuojnë në ndërtimin e tullave të jetës janë identifikuar në shtresën e gazit dhe pluhurit që mbulon bërthamën kompakte të supernovës “SN1987A”, që ka shpërthyer rret 160 mijë vjet më parë, por që është zbuluar vetëm në vitin 1987.

Studiuesit kanë arritur ta mbikëqyrin deri në detaj, pasi ajo ndodhet shumë afër, në Renë e Madhe të Magelanit, 160 mijë vjet dritë nga Toka.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment