Murinjo këmbëngul për shkëmbimin Kaka-Maikon

Hoze Murinjo duket se kërkon me patjetër që të marrë mbrojtësin e djathtë të Interit, Maikon, në Madrid. Për këtë arsye, ai është duke bërë çështë e mundur që ta shkëmbejë atë me brazilianin tjetër, Kaka, i cili nuk hyn më në planet e portugezit. Edhe Interi duket se është I kënaqur me këtë marrëveshje dhe mund të pranojë. Për më tepër, Reali do të paguante gjysmën e pagës së Kakasë, e cila është 10 milionë euro në vit. Kjo lëvizje ka shqetësuar administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani, që nuk do të donte të shikonte një prej futbollistëve më të dashur për tifozët kuqezinj tek rivalët e tyre të betuar, Inter. Për këtë arsye, Galiani ka takuar babanë e Kakasë, për ta bindur atë që mos të transferohet tek Interi. Vetë Kaka ka thënë se dëshiron që të qendrojë tek Reali.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment