Anëtari i 28-të i BE-së, hapet drita jeshile për Kroacinë

Bruksel, 10 qershor 2011 NOA/DW- Kroacia pritet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në korrik të vitit 2013. 10 Qershori do të hyjë në historinë kroate si një ditë e rëndësishme. Komisioni Evropian rekomandoi përmbylljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërkohë negociatat për anëtarësim mes Kroacisë dhe Bashkimit Evropian filluan në tetor të vitit 2005. Edhe pse Kroacia kishte dëshirë që këto negociata të fillonin më herët ajo është dashur të presë “dritën jeshile” nga kryeprokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte. Vetëm kur ajo kishte konfirmuar se Kroacia plotësisht po bashkëpunonte me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi, negociatorët kroatë patën mundësi të fillojnë bisedimet në Bruksel.
(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment